Flash

Cassie Ventura bëhet nënë për herë të tretë

Lapsi.al 28 May 2025
Cassie Ventura bëhet nënë për herë të tretë

Këngëtarja dhe modelja e njohur Cassie Ventura, është bërë nënë për herë të tretë.

Sipas raportimeve të ABC News, Cassie ka mirëpritur fëmijën e tretë së bashku me bashkëshortin e saj, Alex Fine. Detaje të tjera lidhur me lindjen nuk janë bërë ende publike.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Ventura dëshmoi në gjyqin federal ndaj ish-partnerit të saj, Sean “Diddy” Combs, i cili përballet me akuza për trafikim seksual dhe përfshirje në një rrjet kriminal.

Cassie, e cila ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të ndërlikuar me Diddy nga viti 2007 deri në 2018, ishte dëshmitarja e parë që u thirr në gjyq, i cili nisi më 5 maj në një gjykatë federale në Manhattan. Në momentin e dëshmisë, ajo ishte mbi tetë muajsh shtatzënë dhe kaloi katër ditë në sallën e gjyqit, ku rrëfeu abuzime seksuale, dhunë fizike dhe emocionale të pretenduara gjatë lidhjes me Diddy.

“Ishte një përvojë jashtëzakonisht sfiduese, por edhe fuqizuese dhe shëruese,” – tha Cassie në një deklaratë më 16 maj.

“Shpresoj që dëshmia ime t’u ketë dhënë forcë dhe zë të mbijetuarve të tjerë, që të flasin dhe të nisin shërimin nga abuzimi dhe frika.”

Pas përfundimit të dëshmisë, artistja kërkoi privatësi për të përqendruar energjinë te familja. Më 27 maj, ajo u raportua se u shtrua në një spital në New York për lindje, ndoshta për shkak të ndërlikimeve të mundshme.

Cassie dhe Alex Fine janë martuar në gusht të vitit 2019 dhe kanë dy vajza – Frankie (5 vjeç) dhe Sunny (3 vjeç). Ata u njohën kur Fine u punësua si trajner personal i Diddy-t dhe filluan lidhjen pas ndarjes së Cassie me producentin e njohur.

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean "Diddy" Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ...

17:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI