Flash

Ndoqi koncertin e Beyonce, Selena Gomez përballet me kritika

Lapsi.al 28 May 2025
Ndoqi koncertin e Beyonce, Selena Gomez përballet me kritika

Selena Gomez është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale, pasi është akuzuar për mungesë respekti gjatë koncertit të Beyoncé që u mbajt këtë fundjavë në stadiumin MetLife në New Jersey.

Selena ndau disa foto nga mbrëmja në rrjetin e saj social,Instagram, por një detaj në njërën prej tyre shkaktoi reagime të ashpra nga fansat. Në një foto, ajo shihet në një suitë VIP duke ndjekur koncertin, por në të njëjtën kohë, në telefonin e saj shfaqet ndeshja e NBA-së mes New York Knicks dhe Indiana Pacers. Në mbishkrimin që e shoqëronte foton, ajo shkroi: “Sërish me sytë nga ndeshja.”

Përdorues të shumtë në rrjetin X (ish-Twitter) e kritikuan Gomez për sjelljen e saj gjatë koncertit.

“Selena Gomez me të vërtetë tha që koncerti i Beyoncé ishte i mërzitshëm, ndaj vendosi të shikojë një ndeshje basketbolli,” shkroi një komentues.  “Shkon në koncertin e Beyoncé vetëm për të parë një ndeshje? Mungesë respekti totale,”  shtoi një tjetër.

Ndërkohë, pati edhe komentues që dolën në mbrojtje të këngëtares, duke argumentuar se ndeshja ishte një moment i rëndësishëm për shumë fansa, veçanërisht për ata që jetojnë në Nju Jork.

“Unë jetoj në NYC dhe shumë miq të mi që ishin në koncert e kishin gjithashtu lojën në telefon. Nuk është ndonjë krim,”  komentoi një ndjekës.

“Në fund të fundit, Knicks nuk kanë fituar kampionat që nga vitet '70 – më falni, por ndonjëherë duhet të ndjekësh të dyja!”, shtoi një tjetër me humor.

Koncertet e turneut Cowboy Carter të Beyoncé po tërheqin vëmendjen e shumë figurave publike. Ndër të ftuarit e njohur kanë qenë edhe Meghan Markle dhe Princ Harry, të cilët ndanë foto nga mbrëmja duke e përshkruar si një "takim romantik të paharrueshëm".

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

Ish punonjësja akuzon Diddy për rrëmbim

Capricorn Clark, e cila ka punuar për Sean "Diddy" Combs nga viti 2004 deri në 2012, dëshmoi të martën në gjyqin e tij për trafikim seksual, duke pretenduar se ...

17:22

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI