Flash

Lindsay Lohan mohon thashethemet për ndërhyrje kirurgjikale

Lapsi.al 29 May 2025
Lindsay Lohan mohon thashethemet për ndërhyrje kirurgjikale

Lindsay Lohan ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit se ka kryer një lifting fytyre, duke i quajtur thashethemet të pabaza dhe fyese.

Në një intervistë për revistën Elle, ylli i filmit Freakier Friday u shpreh me ironi: "Jam si: Kur? Me çfarë kohe? Ku?", duke lënë të kuptohet se është shumë e angazhuar për të menduar për ndërhyrje të tilla estetike.

Publicistja e saj e mbështeti, duke shtuar: "Këto spekulime janë shumë të liga. Ata mund të urrejnë dhe të jenë xhelozë. Është për të ardhur keq që kjo është mënyra si trajtohen gratë sot – thjesht sepse duken mirë, njerëzit mendojnë menjëherë për ndërhyrje."

Lohan, e cila është bërë nënë para gati dy vitesh, theksoi se ndryshimi në pamjen e saj i dedikohet një mënyre jetese më të shëndetshme pas lindjes së djalit të saj, Luai. Ajo ndjek një regjim ushqimor strikt dhe kujdes të veçantë për lëkurën.

"Çdo mëngjes pi një lëng me karrota, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë," tregoi aktorja. "Gjithashtu, pi shumë çaj jeshil dhe ujë. Jam e fiksuar pas panxharit turshi dhe e shtoj pothuajse në çdo gjë."

Ajo shtoi se pas lindjes, lëkura e saj u bë më e ndjeshme, çka e detyroi të ndryshojë rutinën dhe dietën, duke përfshirë edhe analiza të detajuara për alergjitë ushqimore.

Megjithatë, Lohan nuk është kundër plotësisht procedurave kozmetike. "Të gjithë bëjnë botoks," shtoi ajo duke qeshur. "Nëse dikush thotë se nuk e ka bërë kurrë, thjesht nuk po tregon të vërtetën."

 

Të këshilluara

Mesazhi i Brooklyn, reagon Victoria Beckham

Ndërsa vazhdojnë thashethemet për familjen Beckham këtë fundjavë, Victoria Beckham ka zgjedhur të shmangë dramën dhe të ndajë me fansat një përditësim në rrjete...

21:10

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI