Flash

Russell Brand mohon akuzat për sulm dhe p*rdhunim

Lapsi.al 30 May 2025
Russell Brand mohon akuzat për sulm dhe p*rdhunim

Russell Brand është deklaruar i pafajshëm për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore të mbajtur të premten  në Southwark.

49-vjeçari mohoi për herë të parë zyrtarisht pesë akuzat për vepra penale seksuale, të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndaj katër grave të ndryshme, në periudhën nga viti 1999 deri më 2005.

Brand, i cili banon në Hambleden, Buckinghamshire, akuzohet për: një rast përd*unimi, një rast sulmi të pahijshëm, një rast për*unimi oral dhe dy raste të sulmit se*sual. Ai do të përballet me gjyq më 3 qershor 2026, në të njëjtën gjykatë në Londër.

Akuzat dolën në dritë pas një investigimi të përbashkët nga Channel 4 dhe The Sunday Times, ku disa gra ngritën pretendime për sjellje abuzive dhe dhunë se*suale nga Brand. Në rrjetin X (ish-Twitter), ku ka mbi 11 milionë ndjekës, ai ka thënë se e mirëpret mundësinë për të provuar pafajësinë e tij.

Brand është i njohur për rolet e tij në filma dhe për drejtimin e emisioneve televizive si Big Brother’s Big Mouth dhe një program në BBC Radio 2 midis viteve 2006 dhe 2008.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI