Flash

Taylor Swift blen të drejtat e regjistrimeve të saj

Lapsi.al 30 May 2025
Taylor Swift blen të drejtat e regjistrimeve të saj

Taylor Swift ka njoftuar se ka blerë prapë të drejtat e regjistrimeve të saj origjinale, duke përfshirë gjashtë albumet e para dhe materialet e tjera të lidhura.

Ky hap përfaqëson një arritje të madhe në betejën e saj të gjatë për të fituar kontrollin mbi muzikën që ka krijuar. Në një letër emocionuese drejtuar fansave, Swift shprehu gëzimin  dhe theksoi se tani gjithë muzika që ka krijuar i përket asaj.

Në vitin 2019, regjistrimet u shitën pa dijeninë e saj, fillimisht nga Scooter Braun dhe më pas nga Shamrock Capital.Për të rikthyer kontrollin, Swift nisi projektin "Taylor's Version", duke rregjistruar përsëri këngët. Ky projekt ka pasur sukses të madh, me disa albume që kanë arritur kulme të reja në shitje dhe popullaritet.

Përveç kësaj, Swift ka përfunduar rregjistrimin e albumit të saj të parë, "Taylor Swift (Taylor’s Version)", dhe ka filluar punën për albumin "Reputation (Taylor’s Version)", megjithëse ka shprehur dyshime për ta publikuar atë në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI