Flash

Victoria Beckham në qendër të polemikave, shkak dasma e Brooklyn

Lapsi.al 30 May 2025
Victoria Beckham në qendër të polemikave, shkak dasma e Brooklyn

Victoria Beckham është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një incidenti të ndodhur në dasmën e vitit 2022 të djalit të saj, Brooklyn Beckham, me aktoren Nicola Peltz. Sipas burimeve për revistën People, Victoria thuhet se ka “prishur” momentin romantik të çiftit gjatë natës së tyre të madhe.

Gjatë dasmës, këngëtari Marc Anthony – i ftuar për të performuar – ftoi në skenë Brooklynin, por në vend që të thërriste nusen për vallëzimin e tyre të parë, ai bëri një deklaratë surprizuese: “Gruaja më e bukur në sallë, Victoria Beckham!” Më pas, Victoria hipi në skenë dhe vallëzoi me të birin.

Ky veprim tronditi të gjithë të pranishmit. Një dëshmitar tha se Nicola Peltz u largua nga salla duke qarë dhe ndjeu se kjo ishte bërë qëllimisht, duke qenë se ishte planifikuar të ishte një moment i veçantë mes saj dhe Brooklynit. “Nuk mund ta kuptonte pse ndodhi kjo,” tha burimi.

Tensionet mes Nicola-s dhe familjes Beckham nuk janë të reja. Që nga dasma, marrëdhëniet e çiftit të ri me prindërit e Brooklynit kanë qenë të ftohta. Ata nuk morën pjesë në festimet për 50-vjetorin e David Beckham, gjë që u komentua si shenjë e ndarjes së thellë në familje.

Një burim tjetër për Page Six shtoi: “Ishte një moment i pakëndshëm që e tronditi të gjithë. Nuk ishte hera e parë që diçka e tillë ndodhte — është pjesë e një modeli sjelljeje.”

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI