Flash

Samuel L. Jackson rrëfen ngjarjen tronditëse: Mendova se do vdisja

Lapsi.al 5 June 2025
Samuel L. Jackson rrëfen ngjarjen tronditëse: Mendova se do vdisja

Samuel L. Jackson, ka ndarë një nga përvojat më tronditëse të jetës së tij, gjatë një interviste të fundit në podcast-in “Mad Sad Bad” të këngëtares Paloma Faith.

76-vjeçari tregoi se mbi 30 vite më parë, u përfshi në një incident të rrezikshëm me një tren në metronë e Nju Jorkut që gati i kushtoi jetën.

“Dera më kapi këmbën dhe treni nisi të lëvizte. U ula dhe thashë me vete: ‘Oh, dreq, do vdes.’ Mund të shihja tunelin që po afrohej dhe nuk dija ku të kapesha,” – rrëfeu aktori.

Për fat, treni nisi të ngadalësohej dhe u ndal përpara se të hynte në tunel, falë një pasagjeri që tërhoqi frenën e emergjencës.

“Ishte një burrë me paterica ai që më shpëtoi jetën. Të tjerët përpiqeshin të më nxirrnin këmbën, por ai shkoi drejt frenës dhe e tërhoqi,” – shtoi Jackson.

Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 1988, kur aktori kishte ndaluar për të ndihmuar një grua që i kishte rënë diçka. Si pasojë, ai pësoi dëmtime të rënda në këmbë dhe kaloi 10 muaj me paterica. Jackson paditi Autoritetin e Transportit të Nju Jorkut dhe fitoi 540,000 dollarë dëmshpërblim.

Rasti ndodhi pak para Krishtlindjeve, dhe aktori kujton se i vetmi mendim që i vinte ndërmend ishte “Mendova: ‘Kjo Krishtlindje do jetë një rrëmujë. Do më mungojë edhe ditëlindja ime.’”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI