Flash

Justin Bieber zbulon me lëndimin në gju, fansat të shqetësuar

Lapsi.al 8 June 2025
Justin Bieber zbulon me lëndimin në gju, fansat të

Justin Bieber ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave pas shfaqjes së një fashë të zezë mbështjellëse në gjurin e majtë gjatë një vizite në Voda Spa në West Hollywood.

Fotografitë e tij, ku shihet me një kapuç të kuq dhe pantallona të shkurtra , janë shpërndarë gjerësisht në media. Detajet mbi natyrën e lëndimit mbeten të paqarta, pasi këngëtari nuk ka dhënë ende një deklaratë publike.

 

Ky incident ka shtuar shqetësimet e fansave për mirëqenien e tij, të cilët kanë vërejtur gjithashtu ndryshime në pamjen e tij fizike dhe sjelljen në rrjetet sociale. Në disa postime të fundit, Bieber ka shfaqur simptoma të lodhjes dhe ka ndarë mesazhe që shprehin dyshime për veten, duke shtuar spekulimet për mundësinë e përdorimit të substancave.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij kanë mohuar këto thashetheme, duke theksuar se ai është në një periudhë pozitive të jetës së tij, duke u fokusuar në familje dhe muzikë. Ata kanë shpjeguar se pamja e tij e lodhur është pasojë e mungesës së gjumit nga angazhimet profesionale dhe kujdesi për djalin e tij të porsalindur, Jack Blues.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI