Flash

Pas ndarjes, Chris Martin mbështet publikisht Dakota Johnson

Lapsi.al 9 June 2025
Pas ndarjes, Chris Martin mbështet publikisht Dakota Johnson

Chris Martin, këngëtari i Coldplay, tregoi mbështetje për ish-të fejuarën e tij, Dakota Johnson, gjatë një koncerti në Las Vegas, vetëm disa ditë pas ndarjes së raportuar mes tyre.

Gjatë përfundimit të koncertit të tij si pjesë e turneut “Music of the Spheres”, Martin u bëri thirrje fansave të mbështesin filmin e ri të Johnson, “Materialists”, i cili del më 13 qershor. Në këtë komedi romantike, Dakota luan rolin e Lucy-t, një ndërmjetëse takimesh në Nju Jork që përballet me një zgjedhje mes partnerit ideal dhe ish-it të saj jo të përsosur.

Pavarësisht ndarjes, Martin u shpreh publikisht: “Faleminderit shumë të gjithëve. Jini të sjellshëm me veten dhe me njëri-tjetrin. Mos harroni të shikoni ‘Materialists’. Ju duam.”

Sipas burimeve, çifti u nda pas pothuajse 8 vitesh lidhje për shkak të ndryshimeve në dëshirat për të ardhmen – veçanërisht rreth çështjes së fëmijëve dhe diferencës së moshës. Chris Martin, i cili ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten Gwyneth Paltrow, thuhet se nuk ka më dëshirë për të pasur fëmijë të tjerë, ndërsa Dakota mund të dëshironte fëmijë në të ardhmen.

Ata filluan lidhjen në vitin 2017 dhe u përfol se ishin të fejuar që nga viti 2019, ndonëse këtë nuk e kishin konfirmuar publikisht më parë.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI