Flash

Incident në koncertin e Katy Perry në Sydney

Lapsi.al 10 June 2025
Incident në koncertin e Katy Perry në Sydney

Këngëtarja Katy Perry përjetoi një moment tronditës gjatë koncertit të saj në Sydney, kur një fans arriti të kalojë sigurinë dhe tu ngjit në skenë.

Ngjarja ndodhi ndërsa Perry po performonte këngën e saj të njohur "Hot N Cold", kur një burrë u afrua papritur dhe i hodhi krahun përreth. E befasuar, Perry bërtiti dhe u tërhoq me shpejtësi, duke bërë një shprehje të habitur për publikun.

Pamjet e ngjarjes, të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, tregojnë burrin duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje të ngjashme me ato të lojës Fortnite, përpara se të nxirrej me forcë nga punonjësit e sigurisë.

Pavarësisht situatës së pakëndshme, Perry vazhdoi performancën e saj, duke thënë me qetësi për publikun:

“Nuk do të ketë kurrë një shfaqje tjetër si kjo, ndaj thjesht shijojeni, Sydney.”

Ky incident është vetëm një nga momentet virale të turneut të saj aktual "Lifetimes World Tour", i cili ka marrë kritika të ashpra për performancat, koreografinë, veshjet dhe madje edhe aftësitë vokale të këngëtares.

Ndërkohë, Perry ka reaguar më herët ndaj kritikave të shumta për turneun dhe misionin e diskutueshëm në hapësirë me “Blue Origin”. Ajo u është përgjigjur komenteve negative përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:

“E di kush jam dhe çfarë është e rëndësishme për mua. Askush nuk mund të më bëjë të besoj diçka për veten time që nuk e besoj tashmë.”

Perry gjithashtu shtoi se interneti shpesh shërben si “vend shkarkimi për njerëz të paqetë dhe të pashëruar”, duke theksuar se nuk lejon që negativiteti ta ndikojë emocionalisht.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI