Flash

Reperi Silentó dënohet me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt

Lapsi.al 12 June 2025
Reperi Silentó dënohet me 30 vite burg për vrasjen e

Reperi Silentó, i njohur për hitin “Watch Me (Whip/Nae Nae)”, është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e kushëririt të tij në vitin 2021.

Ricky Lamar Hawk, emri i vërtetë i artistit u deklarua fajtor me probleme mendore për vrasje të qëllimshme, si dhe për akuza të tjera si sulm i rënduar, posedim armësh dhe fshehje të vdekjes së një personi.

Ngjarja ndodhi në janar 2021 në Panthersville, Georgia, ku policia gjeti trupin e kushëririt të tij, Frederick Rooks III, me plagë të shumta nga armë zjarri. Një automjet i bardhë  BMW, me të cilin reperi ishte parë më herët së bashku me viktimën, u kap nga kamerat e sigurisë duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Para këtij rasti, Silentó ishte përballur edhe me akuza të tjera për dhunë, përfshirë një incident në 2020 ku u akuzua për sulm me sëpatë ndaj dy personave në Los Angeles.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI