Flash

Justin Bieber reagon ndaj shqetësimeve për shëndetin e tij mendor

Lapsi.al 11 June 2025
Justin Bieber reagon ndaj shqetësimeve për shëndetin e tij mendor

Justin Bieber, ka reaguar në Instagram të martën, më 10 qershor, pasi një fanse ndau një bisedë mesazhi me gjyshin e saj që shprehte shqetësim për 31-vjeçarin.

“Jam i shqetësuar për Justin Bieber-in,” i shkruante gjyshi fanses.

Një ditë më pas, ai shtoi: “Ka shumë dhimbje në jetën e Justin-it.”

Por përgjigjja e Bieber-it ishte e shkurtër: “Shqetësohu për veten, gjysh.”

[gallery ids="1007472,1007473"]

Reagimi i papritur i artistit erdhi në një kohë kur fansat janë gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pas disa postimeve enigmatike që ai ka bërë në rrjetet sociale.

Të dielën, pak kohë pasi bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, 28 vjeç, shiti markën e saj të bukurisë Rhode për rreth 1 miliard dollarë te kompania Elf Beauty, këngëtari i “Baby” postoi në Instagram një deklaratë për marrëdhëniet “transaksionale”.

“Jam lodhur nga marrëdhëniet transaksionale,” shkroi fituesi i dy çmimeve Grammy. “Nëse duhet të bëj diçka për t’u dashur, atëherë kjo nuk është dashuri.”

Në Instagram Stories, ai shtoi: “Kështu ndihem kur njerëzit më thonë se ka ende punë për të bërë, pasi kam dhënë gjithçka që kam. Askush nuk e përballon dot që të dëgjojë ‘Vetëm përpiqu pak më shumë dhe do jesh si unë’. Nuk është e vërtetë.”

Ai vijoi me fjalët: “Dëgjova ata budallenjtë që më thanë të punoja më shumë. Por nuk kanë  fund përpjekjet për të fituar një vend në këtë jetë. Kam provuar.”

Fansat kanë reaguar menjëherë ndaj postimeve të tij, duke e lutur të kërkojë ndihmë.

“Të lutem, shko merr ndihmë,” shkroi një fans pas disa selfie-ve të çuditshme që ai ndau të shtunën.

“Është shumë e vështirë dhe e dhimbshme ta shohësh kështu,” komentoi një tjetër.

“Pse nuk po ndihmojnë ata që janë rreth tij, kur është kaq e qartë që po vuan?”

Edhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e Bieber-it janë shprehur të shqetësuar. Poo Bear, një producent dhe mik i vjetër i Justin-it, i tha The Hollywood Reporter në prill:

“Çfarëdo që po kalon, lutem për të dhe shpresoj të jetë mirë.”

Një ish-anëtar i stafit të tij shtoi: “Po e shohim duke u shkatërruar… është sikur të shohësh dikë që nuk po jeton qëllimin e tij. Ka humbur. Nuk ka askënd që ta mbrojë sepse askush nuk guxon t’i thotë jo. Kush thotë jo, largohet.”

Megjithatë, një tjetër burim tha se këngëtari është thjesht duke u tallur me fansat dhe kërkon vëmendje.

“Justin Bieber është si Britney Spears në version mashkull,” deklaroi burimi. “Po bën humor, pjesërisht për vëmendje dhe sepse mendon se është qesharak.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI