Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Sam Asghari: Martesa me Britney Spears më ndikoi në karrierë

Lapsi.al 11 June 2025
Sam Asghari: Martesa me Britney Spears më ndikoi në karrierë

Sam Asghari ka folur hapur për ndikimin që pati lidhja e tij me Britney Spears në karrierën e tij në rritje.

“Nuk mund të rri këtu dhe të gënjej duke thënë: ‘Nuk ishte e mirë për mua,’” u shpreh 31-vjeçari në një intervistë për Page Six Radio, duke pranuar se lidhja me yllin e popit i dha një platformë të madhe publike.

“Kur je në një marrëdhënie kaq publike, ajo të jep një platformë. Më dha njëfarë platforme për t'u bërë kush jam sot,” shtoi ai.

Asghari tha se e kishte nisur tashmë karrierën si aktor para se të njihte Spears gjatë xhirimeve të klipit të saj të vitit 2016, Slumber Party. Ata nisën të dilnin pak pas xhirimeve dhe e bënë lidhjen publike në janar të vitit 2017.

“E kisha nisur tashmë aktrimin në atë kohë, po punoja për veten,” tha ai, duke shtuar se ishte gjithashtu trajner personal dhe kamarier në atë kohë.

Por edhe pse lidhja me artisten e bëri të njohur, Sam rrëfeu se përballoi sfida të mëdha profesionale. “A më është dashur të punoj më shumë për t'u dëshmuar si aktor? Absolutisht,” u shpreh ai.

Sipas tij, për shkak të të kaluarës si trajner dhe lidhjes me një këngëtare, agjentët e kastit shpesh dyshonin: “A duam të punojmë me një trajner të zakonshëm, dhe për më tepër të lidhur me një yll popi?”

Sam Asghari dhe Britney Spears u martuan në një ceremoni madhështore në qershor 2022 pas pesë vitesh lidhje, por u ndanë dhe finalizuan divorcin në maj 2024.  Në kujtimet e saj The Woman in Me, Spears e quajti Asgharin “një dhuratë nga Zoti”.

 

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI