Flash

Britney Spears shpërthen pas intervistës së Sam Asghari

Lapsi.al 11 June 2025
Britney Spears shpërthen pas intervistës së Sam Asghari

Britney Spears ka reaguar me fjalë të ashpra në rrjetet sociale kundër ish-partnerëve të saj, pak pasi ish-bashkëshorti Sam Asghari deklaroi se martesa me të dëmtoi karrierën e tij.

“Një javë jashtëzakonisht e errët dhe nuk ndjej aspak dashuri – dhe sinqerisht, do t'ua ktheja me të njëjtën mënyrë!!!” shkroi Spears në një postim të gjatë në Instagram të martën.

Spears  tha se ndjenja e zhgënjimit ndaj njerëzimit kishte filluar që në fillim të vitit dhe se ishte e lodhur nga mënyra sesi njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin.

Artistja përmendi dy ish-partnerë  duke thënë se i donte më shumë qentë e tyre sesa vetë burrat. “Ata ishin dy k**va të vërtetë dhe kuptova se i doja më shumë qentë e tyre sepse më përuleshin sa herë hyja në dhomë!!!”

“Djemtë ishin absolutisht mizorë dhe nuk më kapën dorën asnjëherë gjatë 6 viteve në makinë!!! Unë gjithmonë zgjedh kafshët përpara njerëzve,” shtoi këngëtarja.

Postimi vjen vetëm një ditë pasi Asghari deklaroi në Page Six Radio se marrëdhënia me Britney i dha famë, por njëkohësisht e pengoi në karrierë.

“Nuk mund të gënjej – marrëdhënia më dha një platformë publike,” tha ai. “Por më pas njerëzit mendonin: ‘A duam të punojmë me një trajner të zakonshëm që është i lidhur me një yll popi?’”

Britney dhe Sam u njohën në vitin 2016 gjatë xhirimeve të klipit Slumber Party. U martuan në qershor 2022, por Asghari kërkoi divorcin në gusht 2023. Divorci u finalizua në maj 2024 dhe sipas burimeve, u zgjidh në mënyrë “paqësore” falë një kontrate paramartesore.

Në kujtimet e saj, The Woman in Me, Spears e quajti Asgharin “një dhuratë nga Zoti”, por nuk përfshiu ndarjen, pasi ndodhi pas botimit të librit. Nga ana tjetër, Asghari e quajti komentin e saj “të bukur” dhe tha se ndihet krenar për të.

Spears ka qenë më parë e martuar me Kevin Federline, me të cilin ka dy djem, si dhe me Jason Allen Alexander në vitin 2004.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI