Flash

Scooter Braun, i përfshirë në betejën ligjore të Lively dhe Baldoni

Lapsi.al 12 June 2025
Scooter Braun, i përfshirë në betejën ligjore të Lively

 

Aktorja e njohur Blake Lively po përgatitet për të çuar në gjykatë padinë e saj për ngacmim seksual kundër Justin Baldoni, dhe sipas burimeve të Deadline, ajo planifikon të thërrasë në gjyq edhe publicistin e njohur dhe CEO-n e HYPE America, Scooter Braun.

Thuhet se Braun do të thirret zyrtarisht të enjten, pasi avokatët e Lively kërkojnë të marrin informacion nga kompania e tij për Melissa Nathan – menaxherja e krizave në fushën e marrëdhënieve me publikun, e cila u punësua nga Baldoni në gusht 2024.

Në padi, Lively e akuzon Baldoni jo vetëm për ngacmim seksual, por edhe për nisjen e një fushate denigruese me qëllim shkatërrimin e reputacionit të saj në publik.

Baldoni punësoi Nathan menjëherë pasi nisën të përhapen lajmet se aktorja ishte ndjerë “e parehatshme” gjatë xhirimeve. Një nga aludimet më të diskutuar ishte se Baldoni kishte komentiar trupin e Lively duke pyetur një trajner për peshën e saj, në mënyrë që të përgatitej për një skenë ku duhej ta ngrinte.

Pas kësaj, video të vjetra ku Lively përdorte një fyerje ndaj personave transgjinorë dhe ofendonte një gazetar, u bënë virale, duke i shkaktuar asaj reagime të forta nga publiku.

Ajo u kritikua gjithashtu për përgjigjet e saj të dobëta ndaj pyetjeve mbi dhunën në familje, një temë që trajtohet në filmin It Ends With Us.

Në padinë e saj, Lively pretendon se Baldoni ka orkestruar këtë fushatë negative përmes “manipulimit social”, me synim t’i “shkatërronte karrierën”.

Përfaqësuesit e Baldoni e mohuan kategorikisht çdo akuzë, duke pretenduar se Nathan u thirr për të menaxhuar situatën pasi aktorja kishte bërë “kërcënime të shumta” për të mos marrë pjesë në xhirime apo për të mos promovuar filmin nëse kërkesat e saj nuk plotësoheshin.

Në janar 2025, Justin kundërpaditi aktoren, por padia e tij u hodh poshtë këtë javë. Ekipi i tij ligjor ka njoftuar se do të paraqesin një version të ndryshuar të padisë.

 

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI