Flash

Christina Aguilera: “Nuk kërkoj falje për ‘Dirrty’

Lapsi.al 13 June 2025
Christina Aguilera: “Nuk kërkoj falje për ‘Dirrty’

Këngëtarja e njohur Christina Aguilera u shpreh pa asnjë pendesë për klipin dhe këngën e saj ikonike “Dirrty” nga viti 2002, gjatë një eventi të organizuar më 9 qershor në SHBA.

Në një diskutim të hapur me aktoren Halle Berry dhe moderatoren Tamsen Fadal, Aguilera tha se ajo periudhë shënoi një pikë kthese për fuqizimin e saj personal dhe artistik.

“U përballa me shumë kritika, por ndihesha më e fuqishme se kurrë. Po zotëroja trupin tim dhe zërin tim. Ishte një rebelim ndaj industrisë që donte të më bënte një ‘robot popi’,” tha ajo.

Aguilera u shpreh se tashmë, si nënë e dy fëmijëve, është më e vendosur që vajza e saj të rritet me vetëbesim dhe pa ndjesinë e turpit për të pyetur dhe njohur trupin e saj.

“Gruaja ka të drejtë të eksplorojë dhe të shprehë seksualitetin e saj pa paragjykime,” theksoi këngëtarja, e cila prej vitit 2022 është bashkëthemeluese e “Playground”, një kompani e fokusuar në mirëqenien seksuale të grave.

Ajo kujtoi gjithashtu se ende i ruan pantallonat “chaps” nga klipi i “Dirrty”: “Sa më shumë kritika merrja, aq më shumë argëtohesha. Ishin ikonike dhe ende janë!”

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI