Flash

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Lapsi.al 13 June 2025
Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Reperi i njohur Kanye West u pa ditën e sotme duke hyrë në gjykatën federale në Manhattanin e Poshtëm, ku po zhvillohet gjyqi penal ndaj producentit të famshëm Sean "Diddy" Combs.

I veshur tërësisht në të bardha, West hyri në godinë i shoqëruar nga një roje sigurie dhe u drejtua për në një nga sallat e gjyqit. Jashtë, ai u përshëndet nga djali i Diddy-t, Christian Combs. Edhe bashkëshortja e West, Bianca Censori, ishte e pranishme, e veshur me lëkurë të zezë dhe me një paruke ngjyrë kafe.

Megjithatë, Kanye West nuk u lejua të hyjë në sallën kryesore të gjyqit. Zyrtarët e gjykatës hapën një dhomë të dytë me transmetim video për publikun, ku ai mundi të ndjekë seancën për rreth 10 minuta, para se të largohej.

Reperi është një ndër të paktët personazhe të famshëm që ka dalë publikisht në mbështetje të Diddy-t, i cili aktualisht përballet me akuza të rënda për trafik seksual, komplot për zhvatje dhe transport për qëllime prostitucioni. Një burim pranë Combs tha për PEOPLE se Kanye dëshironte të merrte pjesë në seancë për të treguar mbështetje.

Procesi gjyqësor ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe ka përfshirë dëshmi nga emra të njohur si këngëtarja Cassie (Casandra Ventura) dhe reperi Kid Cudi (Scott Mescudi).

Ndërkohë, West vetë ka qenë në qendër të kritikave për deklarata dhe veprime antisemitike, përfshirë publikimin e një kënge me titull provokues “Heil Hitler” dhe përpjekjet për të shitur bluza me simbolin e svastikës.

Pavarësisht polemikave, ao ka ruajtur një lidhje me Combs ndër vite. Në vitin 2022, ai i dorëzoi Diddy-t çmimin për Arritje në Karrierë në BET Awards, duke thënë: “Unë i kërkoj ende këshilla. Ai ka ndikuar shumë në zgjedhjet e mia jetësore.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI