Flash

Kim Cattrall zbulon pse e refuzoi fillimisht rolin në “Sex and the City”

Lapsi.al 13 June 2025
Kim Cattrall zbulon pse e refuzoi fillimisht rolin në “Sex and the

Aktorja e njohur Kim Cattrall ka rrëfyer për The Times of London se fillimisht e refuzoi katër herë rolin e Samantha Jones në “Sex and the City” për shkak të një ndjenje vetëdyshimi mbi moshën e saj.

“Në atë kohë isha 41 vjeçe dhe mendova se publiku nuk do e konsideronte një grua në atë moshë si seksi,” tha ajo. “Por kjo ndryshoi. 40-ta u bë seksi. U kthye në: ‘Po, duam më shumë nga kjo!’” – shtoi aktorja me humor.

Cattrall luajti publicisten e guximshme Samantha Jones nga viti 1998 deri në 2004, dhe më pas u rikthye në dy filmat e njohur në 2008 dhe 2010.

“Samantha nuk ishte nimfomane – edhe pse disa mund të mendonin ashtu – ajo thjesht po shijonte ‘pjatën kryesore’. Të tjerët ishin te mezet, ajo shkonte drejt biftekut! Dhe gjithmonë në termat e saj – për këtë insistova gjithmonë,” tha Cattrall.

Por aktorja thekson se në jetën reale është shumë ndryshe nga personazhi i saj: “Jam një monogame e përbetuar… madje më shumë se kaq.”

Pavarësisht suksesit të rolit, Kim nuk është pjesë e serialit të ri “And Just Like That”, i cili po transmeton sezonin e tretë dhe ndjek jetën e tre mikeshave në të 50-at e tyre – pa Samanthën. Ajo bëri një paraqitje të shkurtër në sezonin 2, por mungesa e saj ka qenë objekt spekulimesh për përçarje me pjesën tjetër të kastit, gjë që Sarah Jessica Parker e ka mohuar.

Pas serialit, Kim iu rikthye teatrit në Angli, duke u vlerësuar në skenat e Londrës. Ajo tha: “Në Amerikë më shihnin si ‘atë’ [Samantha], ndërsa në Angli më shihnin si aktore. Atje isha thjesht një grua, jo një grua ‘e një moshe të caktuar’.”

 

Të këshilluara

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Reperi i njohur Kanye West u pa ditën e sotme duke hyrë në gjykatën federale në Manhattanin e Poshtëm, ku po zhvillohet gjyqi penal ndaj producentit të famshëm ...

18:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI