Flash

Shakira: Jetoj në frikë të vazhdueshme si emigrante në SHBA**

Lapsi.al 15 June 2025
Shakira: Jetoj në frikë të vazhdueshme si emigrante në

Në një intervistë të re për BBC News, këngëtarja me origjinë kolumbiane Shakira ka treguar se jeton me “frikë të përhershme” si emigrante në Shtetet e Bashkuara.

“Kam qenë vetëm 19 vjeç kur u shpërngula në SHBA, si shumë emigrantë të tjerë kolumbianë që vijnë këtu në kërkim të një të ardhmeje më të mirë,” shpjegoi ajo. Por kur u pyet si është të jesh emigrant në SHBA sot, Shakira u përgjigj:

“Do të thotë të jetosh në frikë të vazhdueshme. Dhe kjo është e dhimbshme për t’u parë.”

Artistja 48-vjeçare i bëri thirrje njerëzve të ngrihen për të drejtat e tyre dhe të qëndrojnë të fortë përballë vështirësive.

“Tani, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar,” theksoi ajo.“Tani, më shumë se kurrë, duhet të ngremë zërin dhe ta bëjmë shumë të qartë se një vend mund të ndryshojë politikat e emigracionit, por trajtimi ndaj njerëzve duhet të jetë gjithmonë njerëzor.”

Shakira aktualisht është në turin e saj  “Las Mujeres Ya No Lloran”, duke performuar në arenat më të mëdha të Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Një nga momentet më emocionuese të koncertit është kënga “Acróstico”, një baladë e ndjerë kushtuar dy djemve të saj, Milan (12) dhe Sasha (10), të cilët shfaqen në ekran gjatë performancës dhe këndojnë në duet me nënën e tyre.

“Ata janë gjithçka për mua. Janë motorri im, arsyeja pse jetoj,”u shpreh Shakira. “Prania e tyre çdo natë në skenë është një moment vërtet i çmuar.”

 

Të këshilluara

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Reperi i njohur Kanye West u pa ditën e sotme duke hyrë në gjykatën federale në Manhattanin e Poshtëm, ku po zhvillohet gjyqi penal ndaj producentit të famshëm ...

18:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI