Flash

Will Smith përballet me kritika për këngën e re

Lapsi.al 15 June 2025
Will Smith përballet me kritika për këngën e re

Will Smith është rikthyer në skenën muzikore me albumin "Based on a True Story", që u promovua si një rrëfim më i thellë  i jetës së tij. Megjithatë, projekti ka marrë reagime të përziera, ku kritika të shumta e akuzojnë për tekste klishe dhe produksion të dobët.

Revista Rolling Stone e përshkroi albumin si "rap me nuanca ungjillore dhe mesazhe predikuese që rrallë funksionojnë," duke shtuar se fokusi i tij i tepruar tek ngjarjet pas goditjes së Chris Rock në Oscars dhe drama familjare me Jada Pinkett Smith nuk japin rezultat artistik.

Kënga më e re “Pretty Girls” ka ngritur shqetësime te fansat për stilin e tij të repit dhe për klipin muzikor ku 56-vjeçari shfaqet i rrethuar nga katër balerina. Komentet në rrjet kanë qenë të ashpra, si: “Më dhembin veshët”, “Kush po i thotë që këto këngë janë të mira?”, dhe “Është koha të largohet nga hip-hop-i.”

Disa fansa i kërkuan madje të pushojë nga puna autorët e këngëve dhe e quajtën këngën “e dobët” dhe “pa shpirt”.

Pavarësisht kritikave, Smith ka folur për përpjekjet për të gjetur paqe pas goditjes që mori imazhi i tij publik në Oscars 2022. Ai tregoi se ka praktikuar meditim dhe joga në Indi dhe punon rregullisht me një terapist për shëndetin mendor.

“Kur mbërrin në fund të botës materiale, mbetet vetëm Zoti,” tha ai në një intervistë në podcast-in Deep Endme Lecrae.

 

Të këshilluara

Kanye West merr pjesë në gjyqin e Diddy?

Reperi i njohur Kanye West u pa ditën e sotme duke hyrë në gjykatën federale në Manhattanin e Poshtëm, ku po zhvillohet gjyqi penal ndaj producentit të famshëm ...

18:15

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI