Flash

Victoria Beckham i jep fund thashethemeve për përçarje në familje

Lapsi.al 16 June 2025
Victoria Beckham i jep fund thashethemeve për përçarje në
Victoria Beckham ka hedhur poshtë thashethemet për një përçarje në familjen Beckham me djalin e madh Brooklyn, pasi ndau në rrjete sociale foto dhe video të gjithë familjespër Ditën e Babait. Së fundmi ishte raportuar për një distancim mes Brooklyn, 26 vjeç, dhe familjes, pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, 30 vjeçe, munguan në disa ngjarje familjare të rëndësishme, përfshirë ditëlindjen e Davidit. Ndërkohë, tre fëmijët e tjerë – Romeo, 22 vjeç, Cruz, 20, dhe Harper, 13 – ishin të pranishëm. Për të shuar zërat, Victoria publikoi një video ku David dhe Harper, Brooklyn dhe Cruz shihen të përqafuar në divan duke kënduar “Sherry” nga Frankie Valli and The Four Seasons. Në një tjetër postim, ajo ndau një përmbledhje fotosh me gjithë familjen, përfshirë Brooklyn. Dy foto të tjera tregonin David dhe Brooklyn së bashku – një ku qeshin me njëri-tjetrin dhe një tjetër gjatë një feste. “Gëzuar Ditën e Babait për babin më të mirë që ekziston!”, shkroi Victoria në Instagram. “Ti gjithmonë udhëheq me dashuri dhe katër fëmijët tanë të bukur janë pasqyrë e kësaj. Të duam shumë! @brooklynpeltzbeckham @romeobeckham @cruzbeckham #HarperSeven xxx.” Edhe David publikoi një postim emocionues për Ditën e Babait, me foto të vjetra të familjes, përfshirë një imazh ku Brooklyn mban Harper kur ishte foshnjë. “Puna më e rëndësishme dhe më e dashur në jetën time është të jem baba... Jam shumë krenar për secilin prej jush,” shkroi ai. “Faleminderit që bëre pjesën më të rëndësishme dhe më bëre baba. S’ka dhuratë më të madhe në jetë.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

  Thashethemet për krisje në marrëdhëniet familjare nisën që në vitin 2022, kur u përfol se Nicola nuk kishte pranuar të vishte një fustan të dizajnuar nga Victoria në dasmën e saj. Ajo mohoi se kishte ndonjë konflikt, duke thënë për The Times se kishte dashur të vishte një dizajn të saj, por studioja e Victorias nuk kishte pasur mundësi ta realizonte me kohë. Zërat u rikthyen sërish këtë maj, pasi Brooklyn mungoi në ditëlindjen e babait të tij. Sipas disa raportimeve, arsyeja lidhej me faktin që e dashura e re e Romeos, Kim Turnbull, ka qenë në një lidhje të shkurtër me Brooklyn në të kaluarën.  

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI