Flash

Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit nga koncertet

Lapsi.al 18 June 2025
Coldplay shpallet grupi më fitimprurës i vitit nga koncertet

Coldplay ka kryesuar listën e artistëve me më shumë fitime nga koncertet live në vitin 2025.

Ata kanë mbledhur rreth 100 milionë paund deri tani nga turneu i tyre botëror “Spheres”, që i ka sjellë mesatarisht 4.8 milionë paund  për çdo shfaqje.

Në vendin e dytë renditet Shakira, me të ardhura prej 85 milionë paund , ndjekur nga Kendrick Lamar dhe SZA, me 73.91 milionë paund. The Eagles renditen të katërtit me 68.82 milionë paund, shkruan DailyMail.

Top 10-shen e mbyllin J-Hope me 44.19 milionë paund ) dhe Beyoncé me 44.04 milionë paund.

Sa i përket artistëve britanikë dhe irlandezë, Sir Paul McCartney zë vendin e dytë pas Coldplay me 23.23 milionë paund ). Iron Maiden kanë fituar 20.1 milionë paund,  Dua Lipa ka fituar 15.4 milionë paund dhe Charli XCX  13.8 milionë paund.

Script ndajnë të njëjtën shifër me Charli XCX, ndërsa Simply Red kanë siguruar 10 milionë paund.  Rod Stewart ka gjeneruar 9.2 milionë paund dhe Sam Fender 8.79 milionë paund. Në fund të listës renditen Sting dhe Billy Joel, me nga 6 milionë paund.

Të këshilluara

Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë. Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “D...

14:25

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI