Flash

“Donin ta vrisnin në burg” – Gjykata refuzon lirimin e R. Kelly

Lapsi.al 20 June 2025
“Donin ta vrisnin në burg” – Gjykata refuzon lirimin e R.

R. Kelly është përballur me një tjetër goditje ligjore, pasi një gjyqtare federale hodhi poshtë kërkesën e tij për t’u vendosur në arrest shtëpie, mes pretendimeve për një komplot vrasjeje.

Avokatët e ish- artistut të R&B depozituan një kërkesë më 17 qershor, duke pretenduar se Kelly përballej me një kërcënim të menjëhershëm për jetën, pasi kishte pësuar një mbidozë nga medikamente ankthi që – sipas tyre – i ishin dhënë me qëllim  nga stafi i burgut.

Por gjyqtarja Martha Pacold e hodhi poshtë kërkesën, duke deklaruar se “nuk kishte asnjë bazë ligjore për juridiksionin e këtij gjykate” për këtë çështje.

Avokati Beau Brindley tha për USA Today se do të depozitojnë një kërkesë të re, këtë herë bazuar në “prova të zbuluara së fundmi” dhe do të kërkojnë lirim me kusht menjëherë gjatë shqyrtimit të kësaj padie.

“Ne nuk u befasuam nga vendimi, pasi e dinim që çështja e juridiksionit teknik do të ishte sfiduese,” tha Brindley. “Megjithatë, nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të vepronim menjëherë për shkak të provave të qarta për një kërcënim ndaj jetës së Robert Kelly-t.”

Avokatët e Kelly-t deklaruan gjithashtu se kanë kërkuar falje presidenciale nga ish-presidenti Donald Trump. Ata pohuan se janë në kontakt me persona pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Trump-it.

R. Kelly u dënua në vitet 2021 dhe 2022 për trafikim seksual dhe pornografi me të mitur. Dëshmitë përfshinin më shumë se 10 viktima, video, si dhe prova ADN-je.

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI