Flash

Kanye West në krizë: kërkon marrëveshje me Kim për fëmijët

Lapsi.al 19 June 2025
Kanye West në krizë: kërkon marrëveshje me Kim për

Një kapitull i ri në sagën mes Kanye West dhe Kim Kardashian ka rikthyer vëmendjen publike.

Reperi 48-vjeçar po përpiqet me çdo kusht të arrijë një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre: North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6) — sidomos tani që ndodhet në një situatë të vështirë financiare.

Sipas RadarOnline.com, West është përpjekur të shlyejë dëmet e sjelljes së tij kontroverse gjatë viteve të fundit, ku ndër të tjera u shpall nazist dhe shpërndau deklarata antisemite, duke humbur kontrata të mëdha si ajo me Adidas. Rrjedhimisht, pasuria e tij ra nga 1.9 miliardë dollarë në 400 milionë, një vlerë që rrezikon të bjerë edhe më tej për shkak të padive dhe krizave ligjore.

Në përpjekje për të ndalur përkeqësimin, Kanye publikoi një falje publike në rrjetet sociale: "Zoti më fal për dhimbjen që kam shkaktuar."

Sidoqoftë, një burim pranë tij deklaroi se ai nuk donte të kërkonte falje, por ishte i detyruar ta bënte për të shpëtuar imazhin e tij publik: "Ai e kuptoi që mund të jetë e vetmja rrugë për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga reputacioni i tij."

Me të ardhurat dhe mundësitë e tij të biznesit në rënie, Kanye nuk është në pozitë për të luftuar ligjërisht me Kim, e cila gëzon një pozicion shumë më të fortë financiar. Sipas burimeve, avokatët e tij e kanë paralajmëruar se një betejë për kujdestarinë do t’i kushtonte miliona që nuk i ka.

 

Të këshilluara

Tom Cruise nderohet me Oscar pas 35 vitesh

Tom Cruise do të nderohet me një Oscar nderi pas 35 vitesh nga nominimi i tij i parë. Cruise, koreografja Debbie Allen dhe dizajneri i prodhimit të filmit “D...

14:25

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI