Flash

Rebel Wilson flet për incidentin në xhirime: Kishte gjak kudo

Lapsi.al 22 June 2025
Rebel Wilson flet për incidentin në xhirime: Kishte gjak kudo

Aktorja Rebel Wilson, ka treguar së fundmi një incident serioz që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri, "Bride Hard".

Në një intervistë për Access Hollywood, ajo zbuloi se gjatë një skene aksioni, një armë aksidentalisht i goditi fytyrën, duke i hapur një plagë të thellë në hundë.

“Në një skenë përleshjeje, një armë më goditi në fytyrë krejtësisht rastësisht,” tregoi Wilson. “Ishte një aksident i çuditshëm, dhe hunda m’u ça. U detyrova të largohem nga xhirimet. Ishte nata ime e fundit në set. Mendova: ‘Sa pa fat mund të jem?’”

“Isha në panik,” shtoi aktorja. “Erdhi ambulanca dhe thirrën një kirurg plastik, sepse pa ndërhyrjen e tij do kisha mbetur e shëmtuar përgjithmonë. Për fat, ai bëri qepjet dhe tani nuk vihet re, vërtet, nuk dallon fare.”

Por Rebel Wilson nuk është e vetmja aktor w Hollywood-it që ka pësuar lëndime gjatë xhirimeve së fundmi. Edhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Charlize Theron, foli për një incident të ngjashëm që pësoi gjatë punës për filmin aksion "Apex".

“Bëra disa skena rreziku pa pajisje mbrojtëse,” tha Theron gjatë prezantimit të projektit në Netflix Upfront 2025. “Mos i tregoni Netflix-it,” shtoi ajo me humor.

Theron zbuloi se ka pësuar një thyerje në këmbë dhe ende mban "pak baltë australiane" nën thonjtë, pasi xhirimet përfunduan vetëm një javë më parë.

“Është një mrekulli që jam ende gjallë,” tha ajo me ironi, duke theksuar se pavarësisht gjithçkaje, përvoja e punës në "Apex" ishte “një nga më të pabesueshmet në jetën time.”

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI