Flash

Sherr për fluturimin në hapësirë: Katy Perry dhe aktori drejt ndarjes

Lapsi.al 20 June 2025
Sherr për fluturimin në hapësirë: Katy Perry dhe aktori

Një burim pranë çiftit ka zbuluar se marrëdhënia mes Katy Perry dhe Orlando Bloom është në krizë të thellë, pas një sherri të fortë lidhur me fluturimin e këngëtares me Blue Origin në hapësirë.

Aktori, sipas "Daily Mail", e ka quajtur këtë përvojë si “të turpshme” dhe “qesharake” gjatë një debati në prill. “I tha se gjithçka dukej absurde,” citohet burimi.

Katy Perry, e cila u bë një nga gjashtë gratë që udhëtuan në hapësirë me raketën e Jeff Bezos, ishte entuziaste për mbështetjen e partnerit të saj – por u përball me kritika në vend të krenarisë. “Sigurisht që u ndje e lënduar,” tha burimi. “Imagjino të shkosh në hapësirë dhe partneri yt të mos impresionohet aspak.”

Përkeqësimi i situatës vjen ndërkohë që Bloom pritet të marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Itali – pa Katy-n, e cila është në turne. Sipas burimeve, kjo është ndjerë si një “shenjë mosrespekti” nga ana e tij, pasi “ata janë më shumë miqtë e saj sesa të tij.”

Çifti, të cilët janë bashkë prej vitit 2016 dhe kanë një vajzë katërvjeçare, Daisy, janë përballur kohët e fundit edhe me tensione të tjera. Albumi i fundit i Perry-t, “143”, thuhet se nuk pati sukses dhe kjo ka shkaktuar stres në marrëdhënien e tyre.

Një burim për Page Six deklaroi: “Ka mbaruar. Ata po presin të mbarojë turneu i saj për të zyrtarizuar ndarjen.” Turneu i Perry-t përfundon më 7 dhjetor 2025.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI