Flash

Gjyqi ndaj Diddy-t: Ish-asistenti mohon akuzat për drogë

Lapsi.al 20 June 2025
Gjyqi ndaj Diddy-t: Ish-asistenti mohon akuzat për drogë

Brendan Paul, ish-asistent personal i Sean “Diddy” Combs, dëshmoi të premten në gjyqin ndaj këngëtarit duke zbuluar detaje tronditëse mbi jetën e fshehtë të tij – që përfshijnë përdorim droge, orgji të shfrenuara dhe sjellje të çuditshme.

Ai rrëfeu se siguronte drogë të ndryshme për Combs, përfshirë kokainë, ekstazi, marihuanë (“King Louis” dhe “Sunset Sherbet”), ketaminë, dhe madje lëpirëse me ketaminë të quajtura “K Pops”. Ai tregoi edhe për “tusi”-n, një drogë rozë e përzier zakonisht me ekstazi dhe ketaminë.

Sipas tij, këto veprime ishin pjesë e detyrave të zakonshme si asistent personal – por megjithatë këmbënguli:

“Absolutisht jo, nuk jam trafikant droge.”

Paul u arrestua në mars 2024 në një aeroport në Florida teksa po hipte në avionin privat të Diddy-t. Ai pranoi se kishte harruar kokainën në çantën e tij, të cilën e kishte marrë nga dhoma e reperit si pjesë e “pastrimit”.

Gjatë punës së tij, Paul rrëfeu se Dissy i kërkonte t’i provonte drogat, përfshirë një rast në festivalin Coachella, ku reperi i tha të provojë “tusi”-n për të parë cilësinë e saj.

“E bëra, sepse doja të tregoja besnikërinë time,” tha Paul.

Një pjesë qendrore e dëshmisë së tij ishin të ashtuquajturat “freak-offs” – netë me festa seksuale të shfrenuara, që zhvilloheshin në hotele luksoze dhe rezidencat e Diddy-t në Miami dhe Los Angeles.

Ai dëshmoi se pas këtyre netëve, pastronte me doreza për arsye higjienike, për shkak të përdorimit masiv të baby oil dhe lubrifikantëve, të cilat janë pjesë e provave që FBI gjeti në rezidencën e Combs gjatë kontrollit.

Brendan, që dëshmoi nën imunitet nga ndjekja penale, e mbylli dëshminë duke thënë se ndjenjat e tij ndaj Diddy-t sot janë “të ndërlikuara.”

Sean “Diddy” Combs, 55 vjeç, ka deklaruar pafajësi ndaj akuzave për trafikim seksual, pjesëmarrje në rrjet kriminal dhe posedim droge – akuza që mund ta dënojnë me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI