Flash

Justin Bieber nxit aludimet për marrëdhënien e tij me Hialey

Lapsi.al 23 June 2025
Justin Bieber nxit aludimet për marrëdhënien e tij me Hialey

Këngëtari i njohur Justin Bieber ka nxitur thashetheme për marrëdhënien e tij me Hailey Bieber, pasi ajo u fotografua disa herë pa unazën e martesës ndërsa ishte në qytetin e Nju Jorkut.

Bieber ndau një video enigmatike në Instagram Story të dielën, duke ripostuar një klip që thonte:

"Nëse po më jep trajtimin në heshtje, të paktën më thuaj pse. Kam ankth dhe e teproj me mendime. Nëse më lë hapësirë për gabime, do të ketë gabime."

Spekulimet për ndarje nuk janë të reja për çiftin, i cili u martua në vitin 2018. Në mars, Hailey madje e kishte hequr Justinin nga Instagram, por më vonë pretendoi se ishte një gabim teknik pas riaktivizimit të llogarisë së tij.

Në një intervistë për revistën Vogue në maj, Hailey komentoi mbi thashethemet dhe tha:

"Mendova se pas shtatë vitesh do të kishin pushuar këto gjëra, por jo. Edhe pas ardhjes në jetë të djalit tim, njerëzit nuk ndalen. Duket se këto b*tches s’do qetësohen kurrë."

Megjithëse Hailey ka mohuar publikisht problemet, një burim pranë çiftit i tha Page Six se ajo është e shqetësuar për sjelljen e fundit të Justin:

“Hailey po përpiqet të jetë aty për të, por ka një kufi se çfarë mund të bëjë. Ajo e do Justinin me gjithë zemër, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është në rregull.”

 

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI