Flash

Jay-Z, “diss” Kanye West në perfomancën e tij me Beyoncé

Lapsi.al 23 June 2025
Jay-Z, “diss” Kanye West në perfomancën e tij  me

Jay-Z i bëri një "diss" ish-mikut të tij Kanye West gjatë koncertit të tij me Beyoncé në Paris.

Çifti, që nuk kishte performuar së bashku për më shumë se gjashtë vjet, kënduan "Crazy in Love" dhe më pas "Drunk in Love", të remiksuar me "Partition", para se Jay-Z, 55 vjeç, të këndonte këngën e tij dhe të West-it, "N—-s in Paris" nga albumi i tyre i vitit 2011 "Watch the Throne".

Por, në vend që të këndonte tekstin origjinal "Just might let you meet Ye", Jay-Z e ndryshoi në "Just might let you meet Bey". Ky veprim ishte një shenjë e qartë e tensioneve që ekzistojnë mes tyre pas shumë vitesh miqësie.

Jay-Z dhe West fillimisht ishin shokë të ngushtë dhe Jay-Z veproi si mentor për Kanye-n në fillimet e karrierës së tij. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka pësuar një prishje të madhe gjatë dekadës së fundit.

Në mars, Kanye sulmoi Jay-Z dhe binjakët e Beyoncé, Rumi dhe Sir, në një postim shqetësues në X (ish-Twitter).

Edhe pse West u kërkoi falje për këtë, ai e ripohoi më pas në një intervistë me DJ Akademiks, duke e quajtur këtë postim si "më të fortin dhe më të fuqishmin" që kishte bërë.

Ai gjithashtu tha se do të preferonte të "jepte jetën" sesa të dorëzohej në lidhje me "lirinë e tij për të folur".

Ky qëndrim i tij ka shkaktuar një distancë të madhe mes Jay-Z dhe Beyoncé, duke i bërë ata të diskutojnë seriozisht se si do të reagojnë ndaj këtyre sulmeve, përfshirë mundësinë e ndërhyrjes ligjore.

Pas këtyre sulmeve, një burim tha për Page Six se Jay-Z dhe Beyoncé "absolutisht nuk do të heshtin për sulmet ndaj fëmijëve të tyre.

 

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI