Flash

Bad Bunny lë jashtë SHBA-në nga turneu botëror: E panevojshme**

Lapsi.al 23 June 2025
Bad Bunny lë jashtë SHBA-në nga turneu botëror: E

Bad Bunny ka fansa në mbarë botën, por ata në Shtetet e Bashkuara mbetën të habitur kur zbuluan se turneu i tij i ardhshëm nuk do të ndalet fare në Amerikën e Veriut.

Pas publikimit të projektit të tij më të fundit Debí Tirar Más Fotos, artisti shpalli datat e koncerteve për Amerikën Latine, Europë, Australi dhe Japoni.

Turneu do të nisë në nëntor në Republikën Domenikane dhe do të përfundojë këtë vit në Mexico City, për të rifilluar në janar në Kolumbi. Më pas, ai do të udhëtojë në vende si Kili, Argjentina, Brazili, Australia, Spanja, Portugalia dhe Italia ndër të tjera.

Sipas një deklarate për shtyp nga Live Nation, turneu  “do ta sjellë Debí Tirar Más Fotos në jetë, duke zhytur tërësisht audiencën në botën e tij dhe duke festuar thelbin dhe kulturën e trashëgimisë portorikane të Bad Bunny-t.”

Ky është rikthimi i tij në Europë për herë të parë që nga viti 2019 dhe hera e parë që do të performojë në Australi, Brazil dhe Japoni.

Megjithëse po përshkon të gjithë botën, fansat në SHBA mbetëm  të habitur kur panë se Benito nuk do të rikthehet në stadiumet ku ka performuar më parë, si SoFi Stadium në Los Anxhelos apo Yankee Stadium në Nju Jork.

Shumë prej tyre dyshuan se kjo mund të ishte një deklaratë politike nga artisti, por ai zgjodhi të qëndrojë i heshtur — deri tani.

Në një intervistë për Variety, artisti nga Porto Riko deklaroi se të bërit turne në Shtetet e Bashkuara është thjesht “e panevojshme”.

Edhe pse fansat amerikanë janë të zhgënjyer, Bad Bunny theksoi se ata kanë pasur “më shumë se mjaft mundësi për ta parë atë live” gjatë gjashtë viteve të fundit, përfshirë dhe turneun Most Wanted me 45 data në Amerikën e Veriut në vitin 2024.

Po të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe ndaj idesë për një film koncert për audiencën amerikane, duke thënë gjithashtu se është “i panevojshëm”.

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të ...

14:24

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI