Flash

Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Lapsi.al 24 June 2025
Ribashkohen Joe Jonas dhe Sophie Turner?

Joe Jonas, këngëtari i njohur i hitit “Cake by the Ocean”, dhe aktorja e “Game of Thrones”, Sophie Turner, janë fotografuar së bashku duke bërë një shëtitje në rrugët e New York-ut fundjavën e kaluar — duke ngritur dyshime mbi një marrëdhënie të përmirësuar mes tyre, pas një divorci të ashpër.

Pamjet, të kapura nga një fans në TikTok, tregojnë ish-çiftin duke ecur pranë njëri-tjetrit dhe duke biseduar në mënyrë miqësore. Fëmijët e tyre, vajzat Willa (4 vjeç) dhe Delphine (2 vjeç), nuk ishin të pranishme gjatë këtij takimi.

Turner dhe Jonas finalizuan divorcin në shtator të vitit 2023, pas katër vitesh martesë dhe një beteje të komplikuar për kujdestarinë e fëmijëve, që përfshiu seanca ndërmjetësimi dhe përplasje ligjore.

Megjithatë, marrëdhënia mes tyre duket se është përmirësuar. Kohët e fundit, Jonas foli publikisht për bashkëprindërimin dhe lavdëroi Turner si një nënë të jashtëzakonshme:

“Të kesh një nënë të mrekullueshme si Sophie për vajzat është një ëndërr e realizuar,” u shpreh ai në një intervistë për podcastin “On Purpose” të Jay Shetty.

Pas ndarjes, Sophie ka nisur një lidhje me aristokratin britanik Peregrine Pearson, me të cilin u pa në një drekë në Londër javën e kaluar, pavarësisht zërave për një ndarje të mundshme.

 

 

Të këshilluara

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI