Flash

Johnny Depp flet për raportin me fëmijët dhe Vanessa Paradis

Lapsi.al 23 June 2025
Johnny Depp flet për raportin me fëmijët dhe Vanessa Paradis

Johnny Depp, aktori i njohur nga filmi “Pirates of the Caribbean”, ka reflektuar mbi jetën e tij si baba dhe marrëdhënien me ish-partneren Vanessa Paradis, në një intervistë të fundit për The Sunday Times.

Aktori 62-vjeçar ka treguar për jetën që ka ndarë me dy fëmijët e tij, Lily-Rose Depp (26 vjeç) dhe Jack Depp (22 vjeç), të cilët i ka me këngëtaren franceze Vanessa Paradis. Ai zbuloi se një portret i pambaruar i vajzës së tij ndodhet në murin pas tij:

“Ky është një portret i Lily-Rose. E fillova kur ishte 10 vjeç. Tani është 25. Nuk e përfundova kurrë. Vitet na ikin pa e kuptuar.“

Depp tha se ndien një lloj boshllëku që fëmijët e tij janë rritur:

“Jam në sindromën e folezës bosh. Kur ishin të vegjël, më thërrisnin ‘Papa’. E doja shumë këtë rol. Më pas u bëra ‘Dad’. Por tani jam mjaft i vjetër që ndoshta ‘Papa’ të rikthehet.”

Aktori gjithashtu foli me nostalgji për kohën kur jetonin në jug të Francës:

“Ishte hera e parë që ndjeva se kisha një shtëpi të vërtetë, me Vanessën dhe fëmijët. Është vendi i vetëm që e kam ndjerë si shtëpi.”

Lily-Rose ka ndjekur hapat e prindërve në botën e artit, me role në projekte si “The Idol” dhe “Nosferatu”. Ndërsa Jack, jeton në Paris dhe punon si kamarier.

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI