Flash

Camila Cabello refuzon rikthimin me Fifth Harmony?

Lapsi.al 23 June 2025
Camila Cabello refuzon rikthimin me Fifth Harmony?

Grupi i njohur Fifth Harmony po përgatitet për një rikthim të shumëpritur. Pas një pauze  që prej vitit 2018, katër nga pesë anëtaret janë në bisedime për të rikthyer grupin në skenë. Megjithatë, një këngëtare do të mungojë: Camila Cabello.

Sipas burimeve të brendshme që kanë folur për The Hollywood Reporter, Normani, Ally Brooke, Dinah Jane dhe Lauren Jauregui po diskutojnë për një projekt të ri muzikor. Ky ribashkim mund të përkojë me 10-vjetorin e albumit të suksesshëm të grupit, 7/27, i publikuar në vitin 2016.

Camila  u largua nga grupi në fund të vitit 2016, për të ndjekur një karrierë solo.  Në një intervistë për podcast-in Call Her Daddy në mars 2024, ajo foli hapur për largimin e saj:

“Mund të kujtoj kur zgjohesha në mëngjes gjatë turneve, shkoja në dhomën e hotelit në orën 7 dhe filloja të shkruaja këngë në GarageBand, sepse nuk doja ta bëja kur ishin të gjithë aty,” tha ajo. “Nuk ndihesha mirë në grup, nuk më përputhej më me atë që doja të bëja.”

Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka asnjë mëri me ish-anëtaret e grupit dhe se kanë mbajtur kontakt të mirë ndër vite.

“Jemi në një vend të mirë me njëra-tjetrën, kemi mbajtur kontakt përmes mesazheve,” u shpreh Camila për Reutersnë vitin 2022.

Ndonëse nuk ka ende data zyrtare apo konfirmime publike, pritet që ribashkimi të sjellë jo vetëm muzikë të re, por edhe një dokumentar që do të pasqyrojë rrugëtimin e tyre që nga fillimet në The X Factor në vitin 2012, deri te ndarja e përkohshme dhe karrierat individuale.

 

 

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

Ndahet nga jeta aktori i “Spider-Men”

Aktori Jack Betts ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare. Aktori i One Life to Live u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Los Osos të Kalifornisë, të ...

14:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI