Flash

Jessie J ndan përvojat pas operacionit për kancerin e gjirit"

Lapsi.al 24 June 2025
Jessie J ndan përvojat pas operacionit për kancerin e gjirit"

Jessie J, ka ndarë një video pas operacionit, vetëm disa javë pas diagnostikimit me kancer të gjirit.

Këngëtarja e hitit "Bang Bang", e cila ka emrin e vërtetë Jessica Cornish, ka dhënë një përditësim për shëndetin për ndjekësit e saj, duke treguar se është rikthyer në shtëpi ku do të “pushojë dhe pres rezultatet e mia.”

“Ky postim është disa nga uljet dhe ngritjet më të sinqerta të 48 orëve të fundit,” shkroi këngëtarja britanike, 37 vjeçe, në Instagram të hënën.

“Do të tregoj gjithmonë pjesët e mira dhe të vështira të çdo udhëtimi që kaloj. E falenderoj doktorin tim / kirurgun dhe të gjithë infermierët që kujdesen për mua, si dhe të gjithë miqtë dhe familjen që erdhën për të më vizituar,” shtoi ajo për 14 milionë ndjekësit e saj në platformë.

[embed]https://www.instagram.com/p/DLQc1Q9MAEF/[/embed]

Postimi i këngëtares përfshinte disa foto, përfshirë një ku ajo shfaqet në shtratin e spitalit, si dhe foto me djalin e saj 2-vjeçar, Sky, dhe të dashurin e saj Channan Safir Colman.

Në një nga videot, këngëtarja e “Domino” i shpjegon djalit të saj se operacioni ka të bëjë me shkarkimin e gjakut nga gjoksi i saj.

“Pra, uji dhe gjaku dalin nga gjoksi i mamit dhe kalojnë në tub dhe në shishe,” i thotë ajo djalit në video.

Një tjetër foto tregon Colman-in që i puth ballin ndërsa ajo pret për operacionin.

“Përshëndetje për të gjithë ata që po kalojnë diçka të vështirë tani. Të gjithë do t’ia dalim,” përfundoi postimin e saj.

Në postimin e parë për shëndetin e saj, këngëtarja kishte treguar se kishte mësuar për diagnostikimin  tre muaj më parë, pak para publikimit të këngës “No Secrets” në fund të prillit.

Ajo theksoi gjithashtu ironinë e kësaj situate në lidhje me sfidat e saj shëndetësore.

“Për t'u diagnostikuar me këtë, ndërkohë që po publikoj një këngë që quhet 'No Secrets', pak para një kënge që quhet ‘Living My Best Life’, të gjitha ishin planifikuar para se unë të mësojq për këtë. Nuk mund ta besosh.”

Pasi performoi në Summertime Ball në Londër më 15 qershor, këngëtarja u tha fansave se do të “zhdukej për pak kohë.”

Të këshilluara

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey. Ai “n...

13:34

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI