Flash

Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Lapsi.al 24 June 2025
Martesa e çiftit Bieber në rrezik?

Ndërsa thashethemet për statusin e martesës së tyre vazhdojnë të qarkullojnë, një raport i ri pretendon se Justin është ndjerë “i irrituar” nga Hailey.

Ai “ndjen se Hailey është sipërfaqësore për mënyrën se si duket marrëdhënia e tyre në sytë e publikut,” tha një burim për Entertainment Tonight.

Ndërkohë, “mungesa e motivimit nga ana e Justin e ka shqetësuar Hailey-n,” shtoi burimi.

Sipas burimit, gjërat “nuk janë mirë” mes çiftit, edhe pse të dy duan ta shpëtojnë martesën e tyre.

Spekulimet për një ndarje u shtuan pasi Hailey u shagw pa unazën e martesës gjatë një daljeje të vetme në New York javën e kaluar, megjithëse më vonë ajo e vendosi sërish unazën.

Justin pastaj aludoi se gruaja e tij po e injoronte, kur ripostoi në Instagram Story një video  që thoshte: “Kur po më injoron, të paktën më thuaj pse.”

Ndërkohë, fansat kanë shprehur shqetësim për sjelljen e çuditshme të Justin në rrjete sociale dhe përballjet e tij me paparacët.

“Njerëzit më thonë të shërohem – po sikur të mundesha, do ta kisha bërë tashmë,” shkroi këngëtari 31-vjeçar në një Story në Instagram më herët këtë muaj, pas një konfrontimi të tensionuar me paparacët që u bë viral.

“E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Kam tentuar gjithë jetën të bëhem si ata që më thoshin se duhej të 'rregullohesha'. Por vetëm sa më lodh më shumë dhe më bën më të zemëruar,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, Hailey, 28 vjeçe, iu kundërpërgjigj zërave për ndarje gjatë një interviste me Vogue në maj.

“Mendova se pas shtatë vitesh do të ishte shuar kjo gjë, por jo,” tha ajo për spekulimet e vazhdueshme që ndjekin martesën e tyre që nga ceremonia private në vitin 2018 në një gjykatë në New York.

 

Të këshilluara

Kate Upton, nënë për herë të dytë

Kate Upton dhe Justin Verlander kanë mirëpritur fëmijën e dytë, një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bellamy Brooks Verlander! Çifti, të cilët janë p...

14:26

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI