Flash

Hapet nesër tuneli i Llogarasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Lapsi.al 23 May 2025
Hapet nesër tuneli i Llogarasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.

Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.

“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.

Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

Të këshilluara

Bamir Topi: Situata në PD është dramatike!

Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike dhe ish-kreu i shtetit Bamir Topi, gjatë një interviste për Report TV, trajtoi edhe problematikën politike të mospërfaqësimi...

19:24

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI