Flash

Zgjedhjet, Rama komenton raportin e OSBE: Janë vetëm pak fjalë...

Lapsi.al 16 May 2025
Zgjedhjet, Rama komenton raportin e OSBE: Janë vetëm pak fjalë...

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen daneze, kryeministri Edi Rama u pyet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare.

Rama tha se citimet dhe kritikat vijnë nga një deklaratë gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet. Ai theksoi se ato ishin shprehja 100% e vullnetit të popullit shqiptar. Sakaq, kryeministri shtoi se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë akoma si ato në Danimarkë, por tha se po përmirësohet zgjedhje pas zgjedhje.

Pyetje-Kryeministër, sapo përmendet faktin që keni fituar zgjedhjet dhe sapo përmendet vlerat e Bashkimit Europian. BE ne fakt kur foli për Shqipërinë ishte mjaft kritike, foli që fusha e lojës nuk ishte e barabartë, foli dhe për faktin që pavarësia e medias pranon të jetë problematike dhe nuk e di nëse jeni dakord me këto citime dhe çfarë do të bëjë qeveria juaj për t’i trajtuar këto çështje teksa kërkoni të bëheni shtet anëtar i BE-së?

“Duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklaratë shumë më të gjatë e gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet shqiptarë dhe iu është referuar akuzave që lidhen me raportin paraprak dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Ndaj do të thoja në këtë drejtim zgjedhjet janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100% jo 99.

Për pjesën tjetër, çfarë do që do të duhet të përmirësohet, do të trajtohet pa dyshim. Këtë kemi bërë zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë zgjedhor, i cili nuk është ende si në Danimarkë, por që është shumë më i mirë se ishte dhe është në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhje të lira e të ndershme.”, u përgjigj kryeministri Rama.

Të këshilluara

Edhe Alma Kaçi në protestën e PD-së

Alma Kaçi, protagonistja e videos intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ka qenë sot e pranishme në protestën e opozitës kundër “vjedhjes së votës...

18:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI