Flash

Protesta për zgjedhjet, Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë!

Lapsi.al 16 May 2025
Protesta për zgjedhjet, Berisha: Kemi aleatë të shumtë

Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike dhe opozita ka aleatë të shumtë në betejën për votën e lirë. Deklaratat ai i bëri gjatë një proteste sot në Tiranë.

‘Mos mendoni se këto lajme nuk do shkojnë në të gjitha kancelaritë e Europës dhe botës.

Zëri ynë, zëri juaj, zëri i shqiptarëve që luftojnë për votën e lirë, do dëgjohet dhe do ushtojë fuqishëm në Europë dhe botë’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestë.

Pjesë nga fjala e Berishës. 

Të dashur qytetarë dhe qytetare, zgjedhjet e 11 Majit ishin botërisht të njohura si farsë elektorale dhe para se të zhvilloheshin.

Si farsë elektorale ato i sanksiononte rezoluta e dhjetorit të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar.

Rezoluta e tetorit e Internacionales së Qendrës Demokratike.

I sanksiononte rezoluta e nëntorit e Partisë Popullore Europiane.

Dhe në mënyrë përfundimtare i groposte rezoluta e Valencias që u mbajt një javë para zgjedhjeve.

Edi Rama nuk bëri gjë tjetër veçse dëshmoi se është një kriminel, një monstër ndaj vullnetit të lirë të shqiptarëve dhe unë u garantoj se çdo ditë në këtë betejë, ne do arrijmë qëllimet tona.

Kjo betejë kërkon angazhimin e të gjithë ne, të gjithë shiqptarëve, por u siguroj se kjo betejë do zhvillohet në çdo zyrë të rëndësishme, në çdo parlament, në çdo qeveri të vendeve të lira në Europë dhe në botë.

Kjo betejë do fitohet nga luftëtarët e lirisë, nga luftëtarët e votës së lirë.

Ndaj dhe të vazhdojmë me përkushtim.

Edi Rama nuk ka të ardhme.

Do përfundojë aty ku kanë përfituar armiqtë e lirisë së kombeve, armiqtë e votës së lirë.

Ishte jashtëzakonisht koincidencë pozitive ky takim ndërkombëtar i liderëve europianë.

Dhe Edi Rama i priti ata si një hajdut, si një plaçkitës, i priti si El Çapo, i priti si Toto Rino, i priti ashtu siç është, i aftë për të shkelmuar çdo ligj, çdo parim për të qëndruar në pushtet vetëm se e di se vendin e ka në burg dhe u garantoj se atje do të shkojë.

Duhet të përshëndes mediat ndërkombëtare që e dhanë që dje lajmin për protestën e opozitës për shkak të vjedhjes së votës.

Pra, kemi aleatë të shumtë në këtë betejë dhe do jenë gjithnjë e më të shumtë.

Të dashur miq, maskara zgjedhore e 11 Majit shënon masakrën më të turpshme ndaj votës së lirë në historinë e Europës.

Shënon dëshminë më flagrante të Edi Ramës, të qëndrimit të tij armiqësor, të rikthimit të tij në genin e etërve mizore.

Por gjithashtu është një apel, një thirrje për të gjithë shqiptarët që të mos pajtohemi dhe të bëjmë çdo sakrificë, çdo betejë që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Të ngrihemi mbi terroristët elektoralë, mbi bandat.

Të ngrihemi mbi ata punonjës dhe nëpunës, të cilët shndërrohen për shkak të vjedhjeve që kanë bërë në armiq të njerëzve të lirë.

Kanë vendosur një zonë sigurie ndaj protestuesve paqësorë.

Por mos mendoni se këto lajme nuk do shkojnë në të gjitha kancelaritë e Europës dhe botës.

Zëri ynë, zëri juaj, zëri i shqiptarëve që luftojnë për votën e lirë, do dëgjohet dhe do ushtojë fuqishëm në Europë dhe botë.

Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare.

Të këshilluara

Edhe Alma Kaçi në protestën e PD-së

Alma Kaçi, protagonistja e videos intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ka qenë sot e pranishme në protestën e opozitës kundër “vjedhjes së votës...

18:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI