Flash

Braçe: Babai ka bërë fushatë për mua në Tiranë

Lapsi.al 16 May 2025
Braçe: Babai ka bërë fushatë për mua në

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në këto zgjedhje rezultoi i dyti më i votuar në listën e hapur në Tiranë.

Shkak ishte ndihma e dhënë nga familjarët e tij për fushatën. Ai përmendi babin e tij, ku tha se nuk e dinte që dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë. Po ashtu ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj për të.

Pjesë nga intervista:

Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?

Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja t’i ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe.

Bëri fushatë babai juaj për ju?

Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër,. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.

Nuk e dinit që babai juaj dilte…?

Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babanë dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë.

Janë mijëra të tjerë që kanë punuar në këtë fushatë.

Të këshilluara

15-vjeçarin e plagosin me thikë në Korçë

Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit. Sipas informacioneve, 14-vjeç...

16:15

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI