Flash

"Nuk jam socialiste", kryeministrja daneze nxjerr blof Ramën gjatë konferencës

Lapsi.al 16 May 2025
"Nuk jam socialiste", kryeministrja daneze nxjerr blof Ramën

Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen u shpreh se të dy ata janë socialistë. Rama shtoi mund të mos jenë socialistët më të mirë por fitojnë zgjedhjet.

Pas fjalës së Ramës, Frederiksen e korrigjon homologun e saj duke i thënë se nuk është socialiste. Më pas aty zhvillohet një bisede teksa Rama e pyet 'nuk jeni socialiste'. Frederiksen e rithekson se ajo është socialdemokrate dhe në një situatë të tillë ajo buzëqesh për të kaluar në temë tjetër.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ky është mendimi im por nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Edhe sic e tha Mette jemi shumë socialitë, edhe ndoshta nuk jemi socialistët më të mirët se fitojmë zgjedhjet shumë. por ky është këndvështrimi im.

Frederisken: Nuk jam socialiste, por gjithsesi.

Rama: Nuk jeni socialiste? Çfarë do të thotë kjo?

Frederiksen: Jam socialdemokrate.

Rama: Ja e shihni, jam socialdemokrate

Të këshilluara

Edhe Alma Kaçi në protestën e PD-së

Alma Kaçi, protagonistja e videos intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ka qenë sot e pranishme në protestën e opozitës kundër “vjedhjes së votës...

18:55

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI