Flash

Këshilltari ligjor i PD: Si përfunduan rrugëve të Greqisë zarfet e votave të 11 majit

Lapsi.al 16 May 2025
Këshilltari ligjor i PD: Si përfunduan rrugëve të

Pas vendimit absurd të Kolegjit Zgjedhor, që u rreshtua krah Ramës në masakrën elektorale në vend, këshilltari ligjor i PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu ka renditur faktet, që sipas tij, dokumentojnë të gjitha shkeljet me votën e diasporës në Greqi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Logu e nis me shkeljet e kontratës me KQZ-në nga ana e operatorit postar, që sipas tij, nënkontraktoi operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës. 

Sipas Logut, Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Ramës dhe Ballës, të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi. 

"Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës. Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë. Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë mish mash.

Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë. Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë. Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.

Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë. Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.

Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë. Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre iu tha se zarfi i tyre ishte marrë tashmë.

Shkeljet flagrante të ligjit cenuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë. Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike nuk do të lejojë që vullneti i patronazhistëve të Edi Ramës dhe Taulant Ballës të lexohet si vullneti i zgjedhësve shqiptarë në Greqi. Asnjë votë që KQZ nuk sjell provën që është marrë dhe dorëzuar personalisht nga zgjedhësi nuk do të përfshihet në rezultatin e këtyre zgjedhjeve!" - shkruan ai. 

Të këshilluara

Albin Kurti pret ish-kryeministrin grek

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij ish-kryeministrin grek dhe deputetin aktual të PASOK-ut, George Papandreou...

16:44

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI