Flash

Gara e brendshme në PS/ Rakipi i rrëmben mandatin Qefalisë

Lapsi.al 16 May 2025
Gara e brendshme në PS/ Rakipi i rrëmben mandatin Qefalisë

Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 1272 kuti votimi nga 1282. Teksa kanë mbetur pa numëruar edhe 11 kutitë e fundit, gara është bërë e fortë mes kandidatëve të PS-së në listën e hapur. Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.

Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 21809 vota.

I dyti është deputeti veteran Erion Braçe, i cili ka marrë mbështetjen e 20261 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet ministri Ervin Hoxha me 18764 vota dhe Fatmir Xhafaj me 12453 vota, Ornaldo Rakipi me 9442 vota. Po ashtu Anila Denaj me 8656 vota dhe Blerina Gjylameti 5715, dy kandidate që përfitojnë nga kuotat gjinore.

Ndërkohë gara për mandatin e 18 dhe 19 në Qarkun e Tiranës është shumë e fortë mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë me një diferencë prej 42 votash.

Gjithashtu “lufta” për një karrige në Kuvend është e ashpër edhe midis Gjylametit dhe Xhaçkës me një diferencë prej 24 votash.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI