Flash

Aplikimi i Kosovës për BE, Osmani: Përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime

Lapsi.al 16 May 2025
Aplikimi i Kosovës për BE, Osmani: Përtej fjalëve të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, teksa mbërriti në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ende nuk është shqyrtuar. Osmani tha para mediave teksa parakaloi në tapetin e kuq se përtej fjalëve të bukura, duhet të ketë veprime. Ajo shtoi se shtete anëtare krijojnë komplikime të panevojshme.

“Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë janë ato ndërmjet Kosovës dhe BE, siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 viteve, për fat të keq ende nuk është shqyrtuar për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që i jepen shteteve aspiruese për anëtarësim të ketë veprime konkrete”, tha Osmani.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI