Flash

Liderët e BE, darkë me krerët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Lapsi.al 15 May 2025
Liderët e BE, darkë me krerët e Ballkanit Perëndimor në
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian, i pari që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetin social X, von der Leyen publikoi një foto nga Tirana, të cilën e shoqëroi me një mesazh simbolik: “Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët.” Në fotografinë e publikuar shfaqen dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Kallas e kritikoi publikisht Vuçiç një javë më parë, duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së kanë shumë pyetje për presidentin serb, veçanërisht lidhur me atë se kush është vërtet mik i Serbisë. Ndërkohë, Zyra e Presidentes së Kosovës e ka cilësuar vizitën e Vuçiçit në Moskë si “të kundërt me vlerat dhe parimet euro-atlantike”. Prania e Vuçiçit ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi ai mori pjesë vetëm disa ditë më parë në paradën e fitores në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun kinez Xi Jinping. Kjo vizitë ka ngjallur kritika nga Perëndimi. Megjithatë, presidenti serb ka deklaruar së fundmi se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj planit të saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe dëshiron të përshpejtojë përpjekjet për anëtarësim.” /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI