Flash

PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën, por për opozitën!

Lapsi.al 8 May 2025
PD përshëndet kthesën e DASH: Lufta jo për Berishën,

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një qëndrimi të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që sipas saj, përbën një rikthim në legalitet, pas tre vitesh ku “opozita u pengua përmes vendimeve të motivuara politikisht nga administrata Biden, Soros dhe Rama”.

Në një deklaratë zyrtare, PD e ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit të Shtetit dhe shton se "Nuk ka qenë betejë për lirinë e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve për të drejtën e shqiptarëve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

PD falënderon Departamentin e Shtetit për një qasje të re dhe parimore, që sipas saj, u bë e mundur falë fitores së Donald Trump dhe deklaratave të zëvendëspresidentit republikan J.D. Vance, i cili në Konferencën e Mynihut kritikoi ndërhyrjet e administratës Biden në vendet e tjera përmes “armës së antikorrupsionit”.

“Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.”

Deklarata e PD vjen menjëherë pas një shkrimi të gazetarit amerikan Marc Caputo, i cili në rrjetin “X” publikoi një përgjigje nga Departamenti i Shtetit, pas një pyetjeje në lidhje me statusin e vizës së Berishës: “E pyeta DASH për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA.”

Megjithatë, në përgjigjen e DASH nënvizohen edhe klauzola përjashtuese: “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare.”

Ajo që ka ngjallur reagime është pjesa e dytë e deklaratës, ku duket se DASH e distancon veten nga vendimi i epokës Biden, duke e cilësuar si një vendim të politizuar që “ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy popujve”.

“Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it.”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij u shpallën “non grata” më 19 maj 2021, me arsyetimin se ishin të përfshirë në korrupsion madhor dhe ndërhyrje në procese publike, sipas ish-sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Berisha i ka mohuar akuzat dhe ka ngritur padi ndaj Blinken.

 DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE

“Përshëndesim qëndrimin e Departamentit të Shtetit. Nuk ka qenë beteje per lirine e Sali Berishës për të udhëtuar, por lufta e tij dhe demokratëve per te drejten e shqiptareve që opozitën të mos e emërojë pushteti.”

Partia Demokratike vlerëson dhe përshëndet qëndrimin e Departamentit të Shtetit, të bërë publik nga media amerikane, si të drejtë dhe kthim të legalitetit, të marrë peng nga administrata Biden me lobimin e George Soros dhe Edi Ramës.

E drejta ka vonuar, por është vënë në vend, falë administratës së Presidentit Trump, fitorja e të cilit i ka shërbyer botës së lirë, me mesazhin e fortë dhe të drejtë, që u përsërit edhe në fjalën e zv. Presidentit Vance në Mynih.

Partia Demokratike, në emër të kryetarit të saj, Sali Berisha, të 26 partive të koalicionit, dhe të demokratëve, që mbajtën barrën e qëndresës, falenderon Deparatamentin e Shtetit për qëndrimin e drejte dhe parimor!

Nuk është liria për të udhëtuar e Sali Berishës, që është penguar këto vite, por është liria e popullit shqiptar për të zgjedhur udhëheqësit e vet, dhe për të pasur një opozitë që nuk e emëron pushteti.

Amerika nuk është e panjohur me këtë skenar, siç e ka dëshmuar katër vitet e fundit në gjuetinë e shtrigave kundër Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit, Republikani James Baker, e pat thënë, në Sheshin “Skënderbej”, 34 vite më pare: “liria funksionon”. Ajo funksionoi edhe sot.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Dita e enjte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut prite të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët kryesisht përgjatë re...

07:16

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI