Flash

Kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën, priten 4 votime

Lapsi.al 8 May 2025
Kardinalët mblidhen sërish për të zgjedhur Papën,

Kardinalët e përfshirë në konklavën sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine sot në mëngjes, për të votuar përsëri për Papën e ardhshëm.

Në ditën e parë të konklavës, nga oxhaku doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët e mbyllur brenda nuk kishin arritur të merrnin një vendim. I gjithë procesi zgjati mbi tre orë, shumë më tepër sesa ishte parashikuar në sallën e shtypit të Vatikanit.

Votimet janë planifikuar për gjatë gjithë ditës – dy në mëngjes, dy në fund të pasdites. Votimi i parë do të jetë në orën 10:30, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00. Kardinalët do të drekojnë, e më pas do të votojnë edhe dy herë të tjera, afërsisht në orën 17:30 dhe 19:00. Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votat. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Dita e enjte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut prite të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët kryesisht përgjatë re...

07:16

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI