Flash

Edi Rama vë bast që të dielën fiton të paktën 78 deputetë

Lapsi.al 8 May 2025
Edi Rama vë bast që të dielën fiton të paktën 78

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është përpjekur ta kthejë një copë mbulesë tavoline në një akt politik. Gjatë një takimi në fshatin Kuç të Vlorës, ai ka bërë publik parashikimin e tij për rezultatin zgjedhor, duke e quajtur atë me pompozitet “Memorandumi i Kuçit”.

Në këtë “dokument”, të firmosur në një nga lokalet e fshatit, Rama shkruan se është i sigurt 100% që PS do të marrë të paktën 78 mandate, ndërsa lë një mundësi 50% për të shkuar deri në 88 deputetë – një shifër që do t’i garantonte një supermazhorancë në Kuvend.

Për më tepër, ai pranon me bindje të plotë se do të marrë një deputet më shumë në Dibër, Elbasan, Fier dhe Shkodër, ku Partia Socialiste do të dalë më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021, kur arriti në total 74 mandate.

Ky parashikim optimist për socialistët përkon me klimën e tensionuar që shoqëron zgjedhjet e 11 majit, ku fushatës i kanë paraprirë skandale si inceneratorëve, tuneli i Llogarasë, bashkëpunimi me bandat dhe arrestimet e bujshme të bashkëpuntorëve të Ramës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Dita e enjte do të ketë mot relativisht të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut prite të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët kryesisht përgjatë re...

07:16

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI