Flash

Hije dyshimi në konklavën e zgjedhjes së Papës/ Një kardinal ka ndryshuar ditëlindjen

Lapsi.al 30 April 2025
Hije dyshimi në konklavën e zgjedhjes së Papës/ Një

Pritet me mjaft interes mbledhja e konklavës për zgjedhjen e Papës së ardhshëm më 7 maj. Mediat italiane kane hedhur hije dyshimi rreth datës së lindjes së Kardinalit Philippe Ouédraogo, njëri prej atyre që do të votojë.

Në Librin Papnor të vitit 2024 shkruhet se ai lindi më 25 janar 1945, ndërsa në botimin e vitit 2025 shkruhet se ai ka lindur më 31 dhjetor të të njëjtit vit. 11 muaj që bëjnë diferencën, duke marrë parasysh që kardinalët mbi 80 vjeç humbasin të drejtën e votës në Konklavë.

Rasti ishte nxjerrë në dritë që në mars nga eksperti i Vatikanit Hendro Munsterman në gazetën holandeze “Nederlands Dagblad”. Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kardinalit.

"Në fshatin tim nuk kishte spitale apo shkolla. Unë linda në shtëpi dhe nuk më dhanë një datë lindjeje", - shpjegoi Ouédraogo. Data 25 janar 1945 me sa duket u zgjodh krejtësisht rastësisht kur kardinali, me origjinë nga Burkina Faso, hyri në seminar. Një datë e konfirmuar më vonë në dokumentet kishtare kur ai u shugurua prift në vitin 1973. Megjithatë, në pasaportë, data e lindjes së kardinalit është 31 dhjetor 1945.

"Është një praktikë e zakonshme në Burkina Faso për qytetarët, data e lindjes së të cilëve është e panjohur. Siç shpjegon Munsterman, është një konventë administrative e zyrës kombëtare të regjistrit: në këto raste, data 31 dhjetor caktohet automatikisht", - raporton “Il Messaggero”.

Po pse duhet ndryshuar data në Librin Vjetor Papnor tani? “Ka mundësi që të kenë mbërritur disa dokumente”, - komentoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI