Flash

Përpjekje për konstituimin e Kuvendit, Albin Kurti fton në takim krerët e PDK dhe LDK

Lapsi.al 30 April 2025
Përpjekje për konstituimin e Kuvendit, Albin Kurti fton në takim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Takimi është ftuar për të enjten në orën 8:30, para kohës kur është caktuar të mbahet vazhdimi seancës konstituive.

“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Lumir Abdixhiku, kryetarin e LDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30”, ka shkruar Kurti në ftesën drejtuar Krasniqit.

Të martën deputetët i thanë për të disatën herë jo kandidaturës së Albulena Haxhiut të LVV-së për kryetare të Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI