Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Trafik droge nga Tajlanda, një shqiptar e dy grekë në pranga

Lapsi.al 30 April 2025
Trafik droge nga Tajlanda, një shqiptar e dy grekë në pranga

Dy grekë nga Patra dhe një shtetas shqiptar janë tre personat e arrestuar për trafik dhe import droge nga jashtë, gjatë operacionit të punonjësve të policisë së Departamentit të Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Patras. Ata u kapën në flagrancë teksa merrnin tre pako, të cilat mbërritën në degën qendrore të Postës Helenike (ELTA) në Patra, nga Tajlanda, nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos”.

Sipas burimeve, paketat me një kilogram marijuanë me vlerë 23 mijë euro janë dërguar të regjistruara me marrës që rezultonin të ishin nga Patra. Kur kanë shkuar në Postë dhe i kanë marrë, menjëherë ka ndërhyrë policia dhe i ka arrestuar.

Mes të arrestuarve, është edhe një person që dyshohet se ka lidhje me pronësinë e një lokali të njohur nate në qytet. Në kontrollin e një shtëpie “mashtruese” që ai ruante, policia gjeti dhe sekuestroi 36 gr. kokainë dhe dy peshore elektronike precize.

I riu shqiptar njihet për autoritetet vendase të rendit, pasi u arrestua sërish disa ditë më parë për një rast droge.

Informacioni për veprimin e tyre ra në vëmendjen e oficerëve të Departamentit të Drogës së Patrës rreth një muaj më parë dhe në bashkëpunim me Doganën u identifikua ngarkesa e paligjshme, e cila hyri në vend me rrugë ajrore nga Tajlanda dhe më pas u shpërnda në selinë e ELTA-s.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI